Ministri i Brendshëm libian bën fjalë me lëvdata për Turqinë

Ministri i Punëve të Brendshme i qeverisë së pajtimit kombëtar në Libi, Ali Fethi Bashaga bëri fjalë me lëvdata për mbështetjen që i dha Turqia vendit të tij.

Ministri i Brendshëm libian bën fjalë me lëvdata për Turqinë

Ministri i Punëve të Brendshme i qeverisë së pajtimit kombëtar në Libi, Ali Fethi Bashaga foli me lëvdata për mbështetjen që jep Turqia vendit të tij.

Sipas komunikatës së bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Libisë, ministri Bashaga pati një takim me ambasadorin e Turqisë në Tripoli, Serhat Aksen.

Në këtë takim, ku u bisedua për marrëdhëniet mes dy vendeve, ministri Bashaga foli me lëvdata për mbështetje që ka dhënë Turqia Libisë në fushën e sigurisë dhe ekonomisë.

Ndërkaq ambasadori Aksen gjatë takimit tërhoqi vëmendjen në përpjekjet dhe rregullimet që bëri Ministria e Punëve të Brendshme në kryeqytetin Tripoli dhe rrethinë posaçërisht në fushën e sigurisë.

Krizat politike dhe të sigurisë që po jetohen prej vitit 2011 e këtej në Libi, që është një nga vendet arabe të pasura me naftë, tërhoqën vendin në një strukturë të destabilizuar.

Vendi ndodhet nën kontrollin e dy administratave të ndara, ku në kryeqytetin Tripoli është administrata e qeverisë së pajtimit kombëtar që përpiqet të vë kontrollin në mbarë vendin dhe në anën tjetër në qytetin Tobruk ndodhet Kuvendi i Përfaqësuesve, i cili përpiqet të mbetet në këmbë me ndihmën e forcave të armatosura të gjeneralit të pensionuar, Halife Hafter.



Lajme të ngjashme