Erdogan u bën thirrje perëndimorëve për sinqeritet kundër terrorizmit

"Nëse Zelanda e Re nuk e bën këtë, në një mënyrë ose në tjetrën do të kërkojmë ne llogari," tha Rexhep Tajip Erdogan për terroristin, duke folur të martën në një tubim elektoral në provincën e Zonguldakut në rajonin e Detit të Zi.

Erdogan u bën thirrje perëndimorëve për sinqeritet kundër terrorizmit

Presidenti dhe njëherësh kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK PARTI), Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) të martën iu drejtua popullit me një fjalim në tubimin elektoral organizuar në nënprefekturën Ereğli të Zongulldakut. Në fjalën e tij Erdoani u ndal edhe në sulmin terrorist që ndodhi me 10 minuta diferencë ndaj dy xhamive në kohën e faljes së namazit të xhumasë në qytetin Christchurch të Zelandës së Re me pasojë 50 të vdekur.

“Çdo shprehje mbi armën e terroristit tregon lojën që po luhet kundër vendit tonë. Ne duhet të qëndrojmë në pjesën aziatike të Stambollit, nuk duhet të kalojmë në pjesën evropiane. Po kush je ti?! Vrave me poshtërsi 50 vëllezërit tanë, por do të japësh llogari për këtë. Nëse Zelanda e Re nuk kërkon llogari për këtë, atëherë në një mënyrë ose në tjetrën ne e dimë si do të kërkojmë llogari”,- tha Presidenti Erdoan.

Disa qarqe prej shumë kohësh vazhdojnë të shfaqin armiqësi kundër turqve dhe myslimanëve, theksoi Erdoan dhe shtoi:

“Edhe pse kanë kaluar kaq shume vite këta vazhdojnë ende të vjellin gjak e urrejtje. Të njëjtin qëllim kanë edhe ata që përpiqen të krijojnë korridor terrorist ngjitur me kufijtë tanë; të njëjtin qëllim kanë edhe ata që shkaktojnë gjakderdhje myslimane. Atyre që i neglizhojnë këto punë unë dua t’ju rikujtoj diçka. A është ndalur terrori sot në Francë? Ka ndaluar apo jo terrori në Angli, Holandë? Bëhuni të sinqertë. Ngaqë nuk janë të sinqertë paguajnë edhe kosto”.

Vendeve perëndimore Erdoani u bëri thirrje për të luftuar së bashku kundër terrorizmit.

“A e kanë llogaritur ndonjëherë gjakun (palestinez) që ka derdhur Izraeli në Palestinë? Ku ishin dhe ku janë sot palestinezët. Duke i zgjeruar pushtimet çdo ditë e më shumë sot i kanë shtrënguar palestinezët në një territor shumë të vogël, kurse ata vetë i kanë pushtuar pothuajse të gjitha territoret”, u shpreh Erdoan.

Të paktën 50 vetë u vranë dhe rreth 100 të tjerë mbetën të plagosur kur një terrorist hapi zjarr të premten e kaluar mbi adhuruesit gjatë lutjes së të premtes në xhamitë “Al Noor” dhe “Linwood” në Christchurch, qyteti i tretë më i madh i Zelandës së Re.

Masakra u transmetua “livestream” në mediat sociale dhe u shoqërua me publikimin e një manifesti racist, islamofobik, i cili kishte në shënjestër edhe Turqinë.

I akuzuar si autori i ngjarjes është Brenton Harrison Tarrant, një Australian 28-vjeçar.

 


Lajme të ngjashme