Turqia dhe Irani godasin objektivat e PKK-së

Turqia së bashku me Iranin ndërmorën operacione në kufirin lindor kundër PKK-së.

Turqia dhe Irani godasin objektivat e PKK-së

Turqia dhe Irani ndërmorën operacione të përbashkëta kundër organizatës separatiste terroriste PKK.

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Suleyman Soylu bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me luftën kundër terrorit.

Duke potencuar se në orën 08.00 sipas orës së Turqisë së bashku me Iranin ndërmorën operacione në kufirin lindor kundër PKK-së, ministri Soylu tha: “Rezultatet do t’i publikojmë. Nuk do t’i lejojmë të marrin frymë lirshëm”.

Soylu theksoi se në dronë kanë instaluar softuerë të rinj, ndërsa bëri të ditur se pas kësaj terroristë jo që nuk do të kenë guxim të shëtisin nëpër male, por as kokën do ta nxjerrin jashtë nga strofkat.

Ministri Soylu gjithashtu tha se me zyrtarët iranian kanë zhvilluar bisedime për operacione të përbashkëta kundër PKK-së.

 


Lajme të ngjashme