Dita e Dëshmorëve dhe Fitores së Luftërave Detare të Çanakkalasë festohet me ceremoni

104-vjetori i Ditës Përkujtimore të Dëshmorëve dhe Fitores së Luftërave Detare të Çanakkalasë festohet me ceremoni në të gjithë vendin.

Dita e Dëshmorëve dhe Fitores së Luftërave Detare të Çanakkalasë festohet me ceremoni

104-vjetori i Ditës Përkujtimore të Dëshmorëve dhe Fitores së Luftërave Detare të Çanakkalasë festohet me ceremoni në të gjithë vendin.

Me rastin e kësaj dite të shënuar u zhvilluan ceremoni në Çanakkala.

Në ceremoninë e zhvilluar në sheshin “Republika”, u vendosën kurora me lule në Përmendoren e Ataturkut nga ana e ministrit të Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar në emër të Kabinetit të Presidencës dhe Komandantit të Garnizonit dhe Ngushticave të Çanakkalasë Admirali Levent Kerim Uça në emër të Forcave të Armatosura Turke si dhe Prefekti i Çanakkalasë Orhan Tavllë (Tavlı) dhe Kryetari i Bashkisë Ylgyr Gëkhan (Ülgür Gökhan).

Ndërkaq nga anija “TCG Burgazada” u bënë 21 gjuajtje artilerie (përshëndetëse).

Ceremonia vazhdoi me qëndrimin e nderit dhe me këndimin e Himnit Kombëtar.

Pas kësaj, medalja e artë ku shkruhet “Çanakkalaja është e Pakalueshme!” dhënë Çanakalasë me anë të ligjit 3972, që u nxor në vitin 1994 nga ana e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë në përkujtim të 253 mijë dëshmorëve, u vendos në flamur dhe u ngrit në shtizë nga Ministri Akar dhe delegacioni shoqërues.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar për një farë kohe bisedoi me të ftuarit dhe pjesëmarrësit në ceremoni, që kishin ardhur nga Australia dhe Zelanda e Re (vende pjesëmarrëse në luftë).

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të marrë pjesë në ceremoninë që do të zhvillohet në stadiumin “18 Marsi” me rastin e 104-vjetorit të Ditës Përkujtimore të Dëshmorëve dhe Fitores së Luftërave Detare të Çanakkalasë.  

 


Lajme të ngjashme