Turqi - Përurohet traseja e autostradës Stamboll-Izmir

Udhëkryqet veriore dhe perëndimore të Balikesirit dhe udhëkryqet  Akhisar-Saruhanli, të autostradës që lidh Stambollin me Izmirin u përuruan me pjesëmarrjen e Presidentit Erdogan, i cili u lidh me linjë të drejtpërdrejt nga Izmiri.

Me hapjen e autostradës për përdorim mundësohet qasja e pandërprerë në linjën Akhisar-Izmir, gjë që do të shkurtojë udhëtimin nga 1,5 orë në 50 minuta.

Me hapjen edhe të pjesës së fundit të autostradës Stamboll-Izmir, udhëtimi do të ulet në 4 orë.

Me hapjen e linjës së përfunduar mundësohet lidhja me autostradën Balikesir-Edremit-Ayvalik dhe përgjysmohet koha e udhëtimit nga 30 në 15 minuta.

Kjo autostradë, e cila lidhë Stambollin, që është metropoli dhe qyteti industrial më i madh i Turqisë, me Izmirin, nëpërmjet Izmitit, Bursës, Balikesirit dhe Manisës, që zënë vend në mesin e qyteteve tjera të mëdha industriale të Turqisë, do t’i shërbejë pothuajse gjysmës së popullatës së vendit.

Lajme të ngjashme