Mesazh urimi i Presidentit Erdogan me rastin e 18 Marsit

Presidenti Erdogan dhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Akar publikuan nga një mesazh urimi për 18 Marsin, Ditës së Fitores së Luftës së Çanakalasë.

Mesazh urimi i Presidentit Erdogan me rastin e 18 Marsit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se populli turk nuk do të bëjë lëshime për sa i përket pavarësisë, së ardhmes dhe lirisë së tij.

Presidenti Erdogan publikoi një mesazh me rastin e 104-vjetorit të Fitores së Luftës së Çanakalasë dhe 18 Marsit, Ditës Përkujtimore të Dëshmorëve.

Në mesazhin e tij kreu i shtetit turk shkruan se “Ne si nipërit e dëshmorëve të Çanakalasë nuk do të bëjmë lëshime për sa i përket pavarësisë, së ardhmes dhe lirisë tonë”.

“Edhe sot ne dalim kundër lojërave që dëshirojnë të luajnë mbi atdheun tonë, me vendosmëri dalim kundër planeve tradhtare ndaj popullit tonë. Ne punojmë së bashku krahë për krahë me grat, burrat, të rinjtë, të moshuarit, me të gjithë qytetarët tanë për të ndërtuar të ardhmen më të ndritshme”, shkruan Erdogan.

Edhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar në mesazhin e tij të publikuar me rastin e kësaj feste tërhoqi vëmendjen në frymën e Çanakalasë.

Në mesazhin e tij ministri Akar shkruan se të gjithë janë të obliguar që këtë frymë ta përcjellin prej gjenerate në gjeneratë.

“Le të mos ju mbesin sytë prapa. Gjaku i juaj nuk mbeti dhe nuk do të mbetet mbi tokë. Janë pyetur për llogari të lotëve të të dashurve tuaj dhe do të pyeten edhe në të ardhmen”, shkruan Akar.

Në mes tjerash ministri Akar tha se “Forcat e Armatosura të Turqisë, janë duke luftuar kundër çdo kërcënimi dhe rreziku me në krye organizatat terroriste si FETO, PKK/KCK/PYD-YPG, që në objektiv marrin tërësinë territoriale të vendit dhe sigurinë e popullit tonë”.



Lajme të ngjashme