Turqi - Komunikatë e përbashkët e kuvendit për sulmet ndaj myslimanëve në Zelandën e Re

Pesë partitë politike me grup parlamentar në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM) kanë publikuar një deklaratë të përbashkët duke dënuar sulmet ndaj xhamive në Zelandën e Re.

Në komunikatë shkruhet: “Kjo ngjarje e urryer, nuk është vetëm një përpjekje individuale e disa personave të çmendur, por është rezultat i racizmit që ka në thelb deklaratat e urrejtjes ndaj islamit dhe të hujave, të cilat po rriten gjithnjë e më shumë”.

Kjo komunikatë e publikuar me thirrjen e Kryetarit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Shentop (Mustafa Şentop) ndërkon që bën të ditur është jetik nga aspekti i dimensionit të islamofobisë, thekson se për këtë arsye njerëzimi duhet të mbajë qëndrim kundër tij.

Gjithashtu i bëhet thirrje udhëheqjeve dhe medias Perëndimore që të qëndrojnë larg në mënyrë të sinqertë dhe të prerë ndaj deklaratave që provokojnë ndjenjat dhe veprimet kundër islamit.

Lajme të ngjashme