Terroristi Tarrant kishte ardhur dy herë në Turqi dhe kishte qëndruar për një kohë të gjatë

Bëhet e ditur se, Brenton Harrison Tarrant, një prej terroristëve që sulmuan dy xhamitë në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, gjatë vitit 2016 kishte ardhur dy herë në Turqi.

Terroristi Tarrant kishte ardhur dy herë në Turqi dhe kishte qëndruar për një kohë të gjatë

Bëhet e ditur se, Brenton Harrison Tarrant, një prej terroristëve që sulmuan dy xhamitë në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, gjatë vitit 2016 kishte ardhur dy herë në Turqi.

Sipas lajmit të TRT World, mësohet se nënshtetasi australian Tarrant, një prej terroristëve që masakroi 49 besimtarë myslimanë gjatë faljes së namazit të xhumasë në xhamitë Al Noor (Nur) dhe Linwood në qytetin Christchurch, gjatë datave 17-20 mars kishte ardhur në Turqi para se të ndodhte tentativa për grushtshteti e organizatës terroriste gyleniste (FETO) më 15 korrik 2016. Ai kishte ardhur përsëri në Turqi pas grushtshtetit më 13 shtator.

Autoritetet turke qëndrojnë mbi mundësinë që Tarrant, i cili herën e dytë që qëndroi 43 ditë në Turqi mund të kishte ardhur për të kryer ndonjë sulm të mundshëm terrorist ose ndonjë atentat.

Sipas lajmit të “ABC News”, që bën transmetim në Australi, Tarrant, i cili kishte vizituar edhe Evropën, Azinë Juglindore dhe Azinë Lindore, në vitin 2018 kishte qenë edhe në Pakistan.

Gjithashtu në lajm janë paraqitur edhe fotografi të cilat tregojnë se Tarrant ka qenë edhe në Korenë e Veriut. 

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern në konferencën për shtyp në lidhje me sulmin terrorist ndaj dy xhamive gjatë namazit të xhumasë në qytetin Christchurch kishte bërë të ditur se ishin arrestuar 3 persona, ndër të cilët edhe një nënshtetas australian.

Ajo tha se asnjë nga të arrestuarit nuk kishin procedim penal dhe nuk zinin vend në listën e të kërkuarve nga shërbimi sekret i Zelandës së Re ose të ndonjë vendi tjetër.

 


Lajme të ngjashme