Takimi i Grupit të Përbashkët Turko-Rus të Planifikimit Strategjik, më 18 mars në Antalia

Antalia do të presë më datë 18 mars Takimin 7. të Grupit të Përbashkët Turko-Rus të Planifikimit Strategjik.

Takimi i Grupit të Përbashkët Turko-Rus të Planifikimit Strategjik, më 18 mars në Antalia

Siç bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë përmes një komunikate të shkruar, Takimi i Grupit të Përbashkët Turko-Rus të Planifikimit Strategjik, një nënmekanizëm i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi (HLCC), do të mbahet në Antalia më 18 mars 2019.

“Në Takimin e Grupit të Përbashkët të Planifikimit Strategjik, i cili do të bashkëkryesohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu dhe homologu i tij rus, Sergey Lavrov, të dyja palët do të kenë një shkëmbim të plotë të pikëpamjeve mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet aktuale rajonale e ndërkombëtare. Pas bisedimeve, do të nënshkruhet Plani 2019-2020 për Konsultime midis Ministrive të Jashtme të Republikës së Turqisë dhe Federatës Ruse”, thuhet në komunikatën e MPJ turke.



Lajme të ngjashme