Siguria e Turqisë nuk mund të vlerësohet e ndarë nga ajo e BE-së

Lufta kundër terrorizmit është e rëndësishme edhe për Turqinë, edhe për Bashkimin Evropian, tha të premten në Bruksel ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu në një konferencë të përbashkët me Federica Mogherini dhe Johannes Hahn.

Siguria e Turqisë nuk mund të vlerësohet e ndarë nga ajo e BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini dhe komisioneri i BE-së për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi në Bruksel.

Në deklaratën që bëri këtu shefi i diplomacisë turke tha se lufta kundër terrorizmit është e rëndësishme edhe për Turqinë, edhe për Bashkimin Evropian. Siguria e Turqisë nuk mund të vlerësohet e ndarë nga ajo e BE-së.

Ministri Çavushollu kritikoi edhe raportin e Parlamentit Evropian (PE) për Turqinë.

“Është e pamundur të themi që Parlamenti Evropian ka marrë një vendim të menduar mirë, vetëm se numri në rritje i eurodeputetëve që votuan kundër raportit të papranueshëm tregon që kemi rritje të numrit të politikanëve që veprojnë me gjykim të shëndoshë edhe në Parlamentin Evropian (PE)”,- tha ai.

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu tha se planifikojnë që në procesin në vijim të plotësojnë edhe 6 kriteret që kanë mbetur për udhëtimin pa viza të qytetarëve turq në vendet e Bashkimit Evropian (BE).

Kurse përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini tha nga ana e saj se “bashkëpunimi Turqi-BE nuk është i rëndësishëm vetëm për refugjatët, por edhe për zgjidhjen politike në Siri.

Për organizatën separatiste terroriste PKK, Mogherini tha se ky grup është në listën e zezë (të terrorit) të Bashkimit Evropian (BE) dhe kjo çështje nuk është e hapur për diskutim.



Lajme të ngjashme