Institucionet urëlidhëse të Turqisë – Projektet e Departamentit për Turqit Jashtë Shtetit (Pjesa 3.)

“Bursat e Turqisë” është një program konkurrues për bursë studentore, i cili gëzon mbështetjen shtetërore dhe u ofrohet studentëve të suksesshëm nga vende të ndryshme për të përfituar nga programet me kohë të plotë apo të pjesshme të universitetet turke.

Institucionet urëlidhëse të Turqisë – Projektet e Departamentit për Turqit Jashtë Shtetit (Pjesa 3.)

Institucionet urëlidhëse të Turqisë – Projektet e Departamentit për Turqit Jashtë Shtetit (Pjesa 3.)

Siç edhe do t’ju kujtohet, javën e kaluar ju përcollëm disa informacione të përgjithshme mbi programin “Bursat e Turqisë”, një prej aktiviteteve më të rëndësishme të Departamentit për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB). Ndërsa në këtë pjesë do të përpiqemi t’u përgjigjemi pyetjeve si: Kush mund të aplikojë për këtë program? Cilat dokumente nevojiten dhe çfarë mbulon bursa?

DOKUMENTET E NEVOJSHME

Për aplikimet që do të bëhen nëpërmjet internetit, të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

  • Letërnjoftim apo kartë identiteti të vlefshme
  • Pasaportë të vlefshme
  • Një fotografi personale aktuale
  • Rezultatet e provimeve kombëtare (nëse ka)
  • Diplomën ose vërtetimin e përkohshëm ët diplomimit
  • Certifikatën e notave
  • Rezultatet e provimeve ndërkombëtare (si GRE apo GMAT, nëse kërkohen nga programi i përzgjedhur)
  • Rezultatet e provimit të gjuhës (nëse kërkohen nga programi i përzgjedhur)
  • Nga një shembull të shkruar të propozimit për temën e kërkimit dhe të punës që kanë bërë (vetëm në rastin e aplikimeve për doktoratë)

KUSH MUND TË MARRË BURSË?

  • Bursat e Turqisë janë të hapura për qytetarët e të gjitha vendeve.
  • Niveli minimal i suksesit akademik të kërkuar për bursë është:
  • 70% për nivelin “Bachelor”
  • 90% për shkencat mjekësore (Mjekësi, Stomatologji dhe Farmaci)
  • 75% për nivelet “Master” dhe “Doktoratë”
  • Kriteret që duhet të plotësoni për të aplikuar në Bursat e Turqisë, janë:
  • Të jini nën 21 vjeç për programet e nivelit “Bachelor”
  • Të jini nën 30 vjeç për programet e nivelit “Master”
  • Të jini nën 35 vjeç për programet e nivelit “Doktoratë”
  • Të jini nën 45 vjeç për programet e kërkimit

ÇFARË PËRSHIN BURSA?

  • Shuma mujore e bursës:
  • 700 TL / muaj për nivelin “Bachelor”
  • 950 TL / muaj për nivelin “Master”
  • 1.400 TL / muaj për nivelin “Doktoratë”
  • 3.000 TL / muaj për programet e kërkimit
  • 500 TL / muaj për shkollën verore të gjuhës turke
  • 2.000 TL / muaj për kursin e komunikimit në turqisht për administratën publike dhe akademikët
  • Tarifa e shkollimit
  • Një biletë vajtje-ardhme me avion
  • Akomodimi
  • Kursi njëvjeçar i gjuhës turke

Shqipëroi: Hilmi Velagoshti - Gazetar në Departamentin e Transmetimeve të Jashtme, TRT, Ankara



Lajme të ngjashme