Fuat Oktay dhe Mevlut Çavusoglu do të shkojnë në Zelandën e Re

Zëvendëspresidenti Fuat Oktaj (Oktay) dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) do të shkojnë në Zelandën e Re.

Fuat Oktay dhe Mevlut Çavusoglu do të shkojnë në Zelandën e Re

Zëvendëspresidenti Fuat Oktaj (Oktay) dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) do të shkojnë në Zelandën e Re.

Oktaj dhe Çavushollu, me direktivën e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të 49 viktimave të sulmit terrorist ndaj xhamive në Zelandën e Re.

Ndërkaq Presidenti Erdoan i telefonoi Kryetares së Shtetit të Zelandës së Re, Dame Patsy Reddy, dhe mallkoi në emër të gjithë myslimanëve sulmin terrorist ndaj dy xhamive në qytetin Christchurch, ku u masakruan 49 persona dhe u plagosën 48 të tjerë.

Në këtë bisedë telefonike, Erdoan tha: “Manifestimi i deklaruar nga terroristi (përpara sulmit) në median sociale, duke u nisur nga përmbajtja, tregon qartë se ky nuk është një veprim individual. Nxjerrja në shesh e grupeve terroriste, që qëndrojnë prapa këtij sulmi, do të qetësojë seriozisht Zelandën e Re”.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan bëri të ditur se Zëvendëspresidenti Fuat Oktaj dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu së bashku me një delegacion do të shkojnë në Zelandën e Re dhe shtoi: “Nëse bëhet një vlerësim në pikën e përcaktimit të një harte rrugore së bashku me ata atëherë kjo do të jetë një punë me vend. Nuk duam që të bie hije mbi Zelandën e Re, vend i lirive”.

 


Lajme të ngjashme