Çavusoglu në konferencën për Sirinë në Bruksel: Turqia e vendosur për zgjidhjen e krizës në Siri

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se duhet ndarë barra në çështjen e refugjatëve sirianë.

Çavusoglu në konferencën për Sirinë në Bruksel: Turqia e vendosur për zgjidhjen e krizës në Siri

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se duhet ndarë barra në çështjen e refugjatëve sirianë.

E ardhmja e Sirisë u shqyrtua në Konferencën e 3-të të Brukselit në Belgjikë.

Në mbledhjen, ku morën pjesë përfaqësues nga shumë vende dhe organizata ndërkombëtare, Ministri Çavushollu mbajti një fjalim në seancën me temë “Mbështetja për të Ardhmen e Sirisë dhe Rajonit”.

Në fjalimin e tij ai rikujtoi se vetëm në Turqi jetojnë 3 milionë e 600 mijë sirianë dhe i bëri thirrje vendeve për ndarjen e barrës dhe përgjegjësisë për zgjidhjen e problemit të refugjatëve.  

Çavushollu theksoi edhe rëndësinë e mbrojtjes së tërësisë territoriale dhe politike të Sirisë gjatë tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga ky vend.

Duke u shprehur se vendimi për tërheqjen e Amerikës nga Siria dhe reduktimi i prezencës ushtarake është një sprovë e re, Çavushollu tha: “Duhet të pengojmë krijimin e një vakumi politik dhe abuzimin e organizatave terroriste si DAESH, PYD, YPG/PKK dhe regjimit sirian në këtë rajon”.   

Ai theksoi se nuk do të lejojnë kurrë sulmet terroriste ndaj Turqisë nga kufiri (sirian) dhe shtoi: “Do të vazhdojmë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aktorët e tjerë në Siri”.

Duke nënvizuar se procesi i Astana-s, në mënyrë plotësuese të bisedimeve të Gjenevës, ka siguruar kontribut konkret nga aspekti i uljes së nivelit të dhunës dhe përparimit të procesit politik, shefi i diplomacisë turke tha: “Si rrjedhojë e punimeve tona të përbashkëta është siguruar arritja në fazën e fundit të krijimit të Komitetit Kushtetues (në Siri)”.

Ai dha mesazh vendosmërie edhe në lidhje me marrëveshjen e Idlibit të arritur me Rusinë në Soçi më 17 shtator 2018.

“Zona e Çtensionimit në Idlib, ishte e suksesshme për sa i përket pengimit të një tragjedie të re njerëzore dhe kapërcimit të një vale të re të emigrantëve në Turqi dhe Evropë” tha Çavushollu duke shtuar se pavarësisht të gjitha provokimeve, Turqia është e vendosur t’i qëndrojë besnike marrëveshjes së Idlibit dhe të mbrojë gjakftohtësinë në rajon.     



Lajme të ngjashme