Turqia reagoi ndaj vendimit skandaloz të Parlamentit Evropian (PE)

Raporti i Parlamentit Evropian (PE) parashikon pezullimin e negociatave me Turqinë.

1162953
Turqia reagoi ndaj vendimit skandaloz të Parlamentit Evropian (PE)

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik kritikoi ashpër raportin e Parlamentit Evropian (PE) i cili parashikon pezullimin e negociatave me Turqinë.

“Parlamenti Evropian miratoi raportin për Turqinë që parashikon pezullimin e negociatave për anëtarësim. Nga aspekti ynë ky është një raport i pavlefshëm dhe i pandershëm”, deklaroi zëdhënësi Çelik.

Në reagimin e tij të bërë nëpërmjet llogarisë në median sociale zëdhënësi Omer Çelik shkruan kështu: “Ky vendim i pandershëm tanimë tregon tendencën ideologjike të Parlamentit Evropian (PE) ndaj të djathtës ekstreme. PE është larg nga marrja e vendimeve mbështetëse për zhvillimin demokratik dhe vështron botën përmes ‘dritares së ngushtë të ekstremit të djathtë’”.

Duke bërë të ditur se “Raportuesja (Kati Piri) që përgatiti këtë raport njihet më shumë për nga afërsia me mbështetësit e terrorizmit sesa me afërsi ndaj demokracisë”, zëdhënësi i AK Partisë vijoi duke pyetur se “me çfarë fytyre e dënon demokracinë tonë Parlamenti Evropian, i cili hapë ekspozita të PKK-së në sallat e tij?”



Lajme të ngjashme