Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kalin i përgjigjet Netanyahut: “Gënjeshtrat dhe presionet nuk do t’i fshehin krimet tuaja”

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kallën (Kalın) reagoi ndaj fjalëve që Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha për Presidentin Rerxhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdogan).

Kalin i përgjigjet Netanyahut: “Gënjeshtrat dhe presionet nuk do t’i fshehin krimet tuaja”

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kallën (Kalın) Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu i tha se “Gënjeshtrat dhe presionet nuk do t’i fshehin krimet tuaja”.

Në një postim të bërë nëpërmjet llogarisë së tij në median sociale Twitter, zëdhënësi Kallën reagoi ndaj fjalëve që Netanyahu tha për Presidentin Rerxhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdogan).

Zëdhënësi Kallën në postimin e tij shkruan kështu: “Netanyahu sulmet ndaj Presidentit Erdoan i bëri pasi u ekspozua me deklarata raciste të bëra ndaj arabëve dhe myslimanëve. Shteti “Apartheid”, të cilin ai e drejton, është duke i pushtuar territoret palestineze, vret gra e fëmijë, dëbon palestinezët nga trojet e tyre. Gënjeshtrat dhe presionet nuk i fshehin krimet tuaja”.

 


Lajme të ngjashme