Ministri Çavusoglu u takua me Përfaqësuesen e Posaçme të OKB-së për Qipron

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) u takua me Jane Holl Lute, Përfaqësuesen e Posaçme për Qipron të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Çavushollu u takua me Lute në Antalya.

Ministri Çavushollu në mesazhin e postuar në llogarinë e tij në Twitter në lidhje me takimin shkroi: “Zonjës Jane Holl Lute, përfaqësuese e posaçme për Qipron e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i theksuam se për zgjidhjen e përhershme në Qipro çdo opsion është shtruar në tryezë por në çdo gjendje kushti për barazinë politike të turqve të Qipros është i padiskutueshëm”.  

Lajme të ngjashme