Ekonomia turke u rrit me 2,6% në 2018

Instituti i Statistikave të Turqisë (TurkStat) njoftoi të hënën se ekonomia turke në vitin 2018 është rritur me 2,6%.

1160915
Ekonomia turke u rrit me 2,6% në 2018

Instituti i Statistikave të Turqisë (TurkStat) publikoi të hënën të dhënat lidhur me Produktin e Brendshëm Bruto (PBB) për vitin e kaluar, llogaritur me metodën e prodhimit.

Sipas TurkStat në vitin 2018, PBB-ja është rritur me 19,1% në krahasim me vitin e mëparshëm dhe është realizuar në 3,7 trilionë lira turke (rreth 784 miliardë dollarë).

Vlera e shtuar e sektorit të shërbimeve, i përbërë nga shuma totale e aktiviteteve të shërbimit në biznes, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor, ka shënuar vitin e kaluar një rritje në masën 5,6%.

Kurse mesatarja e rritjes vjetore sipas parashikimeve të ekonomistëve për 2018-n kishte qenë 2,5%.

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak nivelin e rritjes ekonomike e vlerësoi në një deklaratë që ka bërë në llogarinë e tij në Twitter.

“Të dhënat aktuale të vitit 2019 tregojnë se ekonomia ka hyrë në një trend të rimëkëmbjes së shpejtë dhe të moderuar”, shkruan Albayrak.

“Kemi nisur të ulim deficitin tregtar dhe inflacionin duke siguruar njëherësh një ekuilibër të brendshëm dhe të jashtëm, thekson ministri Albayrak, ndërsa shton se të ardhurat në rritje nga eksportet dhe turizmi do të jenë edhe zëri kryesor që do të ushqejë rritjen ekonomike në vitin 2019.

“Në politikat tona ekonomike po jetojmë një periudhë që dallohet për koordinimin e fuqishëm. Procesin do ta forcojmë akoma edhe më shumë me masat që do të marrim në anën strukturore duke filluar që nga muaji prill. Në kuadër të programit të ri ekonomik ne do të vazhdojmë të zbatojmë me vendosmëri politikat tona, të cilat do të ulin deficitin tregtar, do të rrisin prodhimin me vlerë të shtuar të lartë si dhe do të ngrenë nivelin e mirëqenies së qytetarëve tanë”,- nënvizon Albayrak.



Lajme të ngjashme