Turqia mesazh ngushëllimi Etiopisë për aksidentin ajror të “Ethiopian Airlines”

Turqia i ka përcjellë Etiopisë një mesazh ngushëllimi për fatkeqësinë ajrore që ndodhi mëngjesin e së dielës.

1160550
Turqia mesazh ngushëllimi Etiopisë për aksidentin ajror të “Ethiopian Airlines”

“Ne kemi mësuar me trishtim të madh se një avion pasagjerësh që udhëtonte nga kryeqyteti Adis-Abebë i Etiopisë për në kryeqytetin Najrobi të Kenies, është rrëzuat në mëngjes me 157 pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit. Dëshirojmë t’u shprehim ngushëllimet tona familjarëve të viktimave dhe popullit vëlla të Etiopisë. Mëshira e Allahut qoftë mbi personat që kanë humbur jetën”, thuhet në një komunikatë me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Një avion i Linjave Ajrore të Etiopisë (Ethiopian Airlines) u rrëzua të dielën herët gjatë fluturimit për në Najrobi.

“Në bordin e avionit që ka rënë 6 minuta pas ngritjes, ndodheshin 149 pasagjerë dhe 8 anëtarë të ekuipazhit. Aksidenti ajror ka ndodhur në afërsi të lokalitetit Debre-Zeit, 50 km në jug të Adis-Abebës”, njoftoi Zyra e Kryeministrisë së Etiopisë.

Sipas transmetuesit shtetëror “EBC”, asnjë nga 157 personat në bordin e avionit nuk ka shpëtuar.

Shkaqet e rrëzimit të avionit të Linjave Ajrore të Etiopisë, tip “Boeing 737-8 MAX” nuk janë ende të qarta.



Lajme të ngjashme