Kurtulmus: Turqia s’do të ketë nevojë më kurrë për FMN-në

Nënkryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Numan Kurtulmus, deklaroi të dielën se Turqia, një shtet me ekonomi të vetëmjaftueshme, nuk do të ketë nevojë më kurrë për Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).

1160437
Kurtulmus: Turqia s’do të ketë nevojë më kurrë për FMN-në

Gjatë fjalës së rastit në qytezën turistike Sapanca të rrethit Sakarya, stacioni i radhës në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 31 marsit, Numan Kurtulmusi tërhoqi vëmendjen se qeveria ka arritur të pengojë suksesin e manipulimeve, që janë bërë kohët e fundit mbi ekonominë turke përmes kursit valutor.

“Synimi i këtyre qarqeve, të cilat aspirojnë të krijojnë presion mbi ekonominë tonë, është ta bëjnë Turqinë sërish nevojtare të FMN-së. Por kot që mprihen! Turqia s’do të ketë nevojë më kurrë për FMN-në, s’do të trokasë më asnjëherë në portat e saj dhe do të bëhet një ekonomi e vetëmjaftueshme”, potencoi ai.

Kurtulmusi shtoi gjithashtu se Turqia është e detyruar të jetë shumë e fuqishme si për shkak të koniunkturës ashtu edhe të lojërave imperialiste mbi hapësirën gjeografike në të cilën ajo bën pjesë.

“Ne s’formohemi vetëm nga Turqia. Ne jemi një komb i madh që rrethon tërë hapësirën gjeografike që kemi për zemër. Të shtypurit presin shumë nga ne dhe ne kemi përgjegjësi ndaj tyre. Duhet të jemi të fuqishëm”, theksoi nënkryetari i AK Partisë.



Lajme të ngjashme