Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

A e dini se Ara Güler është një nga 7 fotografët më të mirë të botës?

Ara Gyler (Güler), i cili vdiq më 17 tetor 2018, ka lindur në Stamboll në vitin 1928 dhe ka qenë përfaqësuesi më i rëndësishëm në Turqi që ka fituar emër në arenën ndërkombëtare të fotografisë dokumentare.

ara güler.jpg
Ara Güler
Ara Güler 12.jpg
Ara Güler 11.jpg
Ara Güler 10.jpg
Ara Güler 7.jpg

A e dini se Ara Güler është një nga 7 fotografët më të mirë të botës?

Ara Gyler (Güler), i cili vdiq më 17 tetor 2018, ka lindur në Stamboll në vitin 1928 dhe ka qenë përfaqësuesi më i rëndësishëm në Turqi që ka fituar emër në arenën ndërkombëtare të fotografisë dokumentare.

Gyler ka punuar si reporter i Lindje së Afërt për shumë revista; në vitin 1956 ka punuar për revistën “Time-Life”, ndërsa në vitin 1958 për revistat “Paris-Match” dhe “Der Stern”. Antologjia “Photography Annual”, që doli në Angli në vitin 1961 e ka vlerësuar Ara Gylerin si një nga 7 fotografët më të mirë të botës. Në vitin e njëjtë Gyler u pranua në “Shoqatën Amerikane të Fotografëve të Revistës” dhe ishte anëtari i vetëm turk në këtë shoqatë, ndërkaq në vitin 1962 ai fitoi në Gjermani titullin “Master of Leica”, një titull që u është dhënë shumë pak fotografëve. Me më shumë se 2 milionë fotografi që kishte në arkivin e tij ai ka hapur me qindra ekspozita fotografike brenda dhe jashtë vendit dhe ka fituar çmime të panumërta kombëtare e ndërkombëtare.

Ara Güler, ka marrë edhe çmimin “Legion D’Honour”, që është një nga çmimet më prestigjioze të Francës, dhe më së fundi është vlerësuar nga Presidenca turke me Çmimin e Madh për Kulturën dhe Artin.



Lajme të ngjashme