Institucionet urëlidhëse të Turqisë – Projektet e Departamentit për Turqit Jashtë Shtetit (Pjesa 2.)

Themeluar më datë 6 prill 2010, YTB-ja ka si mision koordinimin e projekteve lidhur me qytetarët turq rezidentë jashtë shtetit, komunitetet e afrishme dhe studentët ndërkombëtarë me bursë që vazhdojnë arsimin e lartë apo pasuniversitar në Turqi.

Institucionet urëlidhëse të Turqisë – Projektet e Departamentit për Turqit Jashtë Shtetit (Pjesa 2.)

Institucionet urëlidhëse të Turqisë – Projektet e Departamentit për Turqit Jashtë Shtetit (Pjesa 2.)

Në rubrikën tonë “Institucionet urëlidhëse të Turqisë”, vazhdojmë të prezantojmë Departamentin për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB). Këtë javë do të flasim rreth programit “Bursat e Turqisë”, ndër aktivitetet më të rëndësishme të këtij institucioni.

“Bursat e Turqisë” është një program konkurrues për bursë studentore, i cili gëzon mbështetjen shtetërore dhe u ofrohet studentëve të suksesshëm nga vende/rajone të ndryshme të botës për të përfituar nga programet me kohë të plotë apo të pjesshme të universiteteve më të mira të Turqisë.

Synimi i programit “Bursat e Turqisë” është të përgatisë liderët e së ardhmes, njëherësh të përkushtuar për të konsoliduar bashkëpunimin ndërshtetëror dhe mirëkuptimin e përbashkët ndërkomunitar; si dhe të formojë një rrjet solidarësie që i mbledh këta liderë nën një strehë.

Programi “Bursat e Turqisë” përfshin jo vetëm dhënien e bursave për studentët ndërkombëtarë të suksesshëm në çdo nivel të arsimit të lartë, por edhe proceset e përgatitjes për universitet dhe regjistrimit të këtyre studentëve në degët përkatëse.

Periudhat e aplikimit për Bursat e Turqisë shpallen në faqen zyrtare të saj në internet, në 8 gjuhë: Turqisht, arabisht, anglisht, frëngjisht, rusisht, boshnjakisht, persisht dhe spanjisht.

Aktualisht janë mbi 16.000 studentë ndërkombëtarë që përfitojnë bursë nga ky program i Departamentit për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme, ndërkohë që jepen rreth 5.000 bursa të reja çdo vit. Po të shohim shifrat e sivjetme, vërejmë një rekord historik me 145.700 aplikime nga 167 vende të ndryshme të botës.

Krahas bursave për studime universitare, master dhe doktoratë, aplikimi përfshin gjithashtu procesin e vendosjes në universitet. Kandidatëve u jepet e drejta për të zgjedhur një nga 12 universitete.

Shqipëroi: Hilmi Velagoshti - Gazetar në Departamentin e Transmetimeve të Jashtme, TRT, Ankara



Lajme të ngjashme