Turqia prodhon detektorin e minave më të lehtë në botë

Detektori i minave “OZAN”, më i lehti në botë prodhuar nga inxhinierët turq sipas nevojave të njësive të sigurisë, është një projekt tërësisht vendës dhe kombëtar i Turqisë.

1158358
Turqia prodhon detektorin e minave më të lehtë në botë

Me një strukturë kompakte dhe peshë të lehtë vetëm 1.480 g, detektori në fjalë u përgjigjet më së miri nevojave të forcave të sigurisë në zonën e operacionit.

I vlerësuar nga autoritetet ushtarake ndërkombëtare si detektori më i lehtë i botës në fushën që mbulon, “OZAN” transportohet lehtësisht në rastet e marshimeve të gjata të njësive të sigurisë.

Ky sistem, i cili minimizon shkallën e alarmit të gabuar, i ofron operatorit tri lloje paralajmërimesh të ndryshme kur identifikon objektivin: Paralajmërim zanor, vizual dhe vibracion.



Lajme të ngjashme