Hapet për ibadet Xhamia Çamllëxha (Çamlıca) në Stamboll

Sot me namazin e mëngjesit është hapur për ibadet xhamia e Çamllëxhasë (Çamlıca) në Stamboll që është xhamia më e madhe e Turqisë.

camlica cami2.jpg
camlica cami1.jpg
Hapet për ibadet Xhamia Çamllëxha (Çamlıca) në Stamboll
Hapet për ibadet Xhamia Çamllëxha (Çamlıca) në Stamboll

Xhamia Çamllëxha (Çamlıca) që është ndërtuar në kodrën më të lartë të Stambollit u hap për ibadet. Ezani i parë në xhami, ndërtimi i së cilës filloi në vitin 2013 dhe që zgjati 6 vjet, u këndua me namazin e mëngjesit.

Xhamia Çamllëxha (Çamlıca) që është ndërtuar në kodrën më të lartë të Stambollit u hap për ibadet.

Ezani i parë në xhami, ndërtimi i së cilës filloi në vitin 2013 dhe që zgjati 6 vjet, u këndua me namazin e mëngjesit.

Interesimi i qytetarëve për namazin e parë në xhami, ku mori pjesë edhe Binali Jëlldërëm (Yıldırım), kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) për kryetarë të Bashkisë së Metropolit të Stambollit, ishte i madh.

Jëlldërëm tha se xhamia e Çamllëxhasë, e cila u hap për ibadet me namazin e mëngjesit, është një vepër e mrekullueshme.

Përurimi zyrtar i xhamisë së projektuar si një kompleks, ku mund të falen njëkohësisht 63 mijë persona, do të bëhet gjatë ditëve të ardhshme nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Krahas vendit për falje, xhamia Çamllëxha ka edhe 11 mijë metra katrorë për muze, 3 mijë e 500 metra katrorë për galeri të arteve, 3 mijë metra katrorë për bibliotekë, sallë të konferencave me kapacitet 1 mijë persona, 8 punëtori arti dhe 3 mijë e 500 metra katrorë parking të mbyllur për makina.

Kubeja e xhamisë me diametër 34 metra simbolizon Stambollin.


Fjalët Kyçe: xhami , Çamllëxha , Çamlica , Stamboll , Turqi , ibadet

Lajme të ngjashme