Aplikime rekord për bursat e studimit në Turqi

Presidenti i Departamentit të Turqve që Jetojnë Jashtë dhe Komuniteteve të Afrishme (YTB), Abdullah Eren thotë se “në programin Bursat Turke deri tani (mars 2019) janë bërë aplikime rekord, 145 mijë e 700 aplikime nga 167 vende të botës”.

Türkiye Bursları.jpg
ALSAR_Türkiye Bursları dağıtımı.jpg
türkiye burslarına 145 bin 700 kişiyle rekor başvuru.jpg
türkiye burslarına rekor başvuru.jpg
Arnavutluk_Konispol_Türkiye Bursları_tanıtımı_1.jpg
ALSAR öğrenci bursları toplantısı.jpg

Aplikimet për programin “Bursat e Turqisë”, i financuar nga Departamenti i Turqve që Jetojnë Jashtë dhe Komuniteteve të Afrishme (YTB), këtë vit kanë arritur në shifra rekord, 145 mijë e 700. 

Kreu i këtij departamenti, Abdullah Eren thotë se “në programin Bursat Turke deri tani (mars 2019) janë bërë aplikime rekord, 145 mijë e 700 aplikime nga 167 vende të botës, krahashuar me 42 mijë aplikime që ka pasur në vitin 2012”.

Në një komunikatë të shkruar të këtij departamenti (YTB), ku jepen edhe deklaratat e kryetarit të YTB-së Abdullah Eren, falënderohen të gjithë aplikantët për interesin e madh që kanë treguar ndaj Bursave Turke, për të cilat aplikimet për vitin 2019 janë mbyllur pak kohë më parë.

“Interesi i madh ndaj Bursave të Turqisë na lumturon edhe ne. Në përgjigje të këtij interesi dhe kësaj kërkese që vjen duke u rritur nga viti në vit, edhe ne po punojmë për të rritur dhe zhvilluar mundësitë tona në lidhje me bursat e studimit në Turqi”, është shprehur Eren sipas komunikatës.

Duke iu referuar zgjatjes së afatit të aplikimit për arsye të kërkesave të shumta që pati këtë vit, Eren thotë se Bursat Turke japin kontribute të rëndësishme edhe për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë në Turqi. “Objektivi ynë është që numrin e studentëve që përfitojnë bursë nga 17 mijë që është tani, ta rrisim në 25 mijë deri në vitin 2023”, nënvizon Presidenti i YTB-së, Abdullah Eren.

Në kuadër të programit “Bursat e Turqisë” çdo vit jepen bursa studimi për mesatarisht 5 mijë studentë të huaj.

Nga këto bursa mund të përfitojnë vetëm shtetasit e huaj dhe aplikimi bëhet çdo vit në internet në periudha të caktuara.

 

 


Lajme të ngjashme