“Anka-2”, droni i ri Turqisë në qiell brenda vitit 2019

Droni i ri i Turqisë, “Anka-2”, po bëhet gati për fluturimin e tij të parë.

“Anka-2”, droni i ri Turqisë në qiell brenda vitit 2019

“Motorin e dronit ‘Anka-2’ e vumë në punë para dy ditësh dhe çdo gjë funksioni më së miri. Fluturimi i parë i këtij mjeti tonë ajror të telekomanduar do të realizohet brenda vitit 2019”, deklaroi të dielën drejtori i përgjithshëm i Kompanisë Turke të Industrisë Ajrore dhe Hapësinore (TUSAŞ/TAI), Temel Kotil.

“Anka-2”, një mjet ajror i telekomanduar me 2 motorë që fluturon në lartësi të mesme, do të jetë në gjendje të kryejë misione zbuluese, mbikëqyrjeje dhe sulmuese.

I aftë të fluturojë deri në 24 orë pa ndërprerje deri në 25 mijë këmbë lartësi, droni i ri turk do të mund të mbajë më shumë se 700 kg ngarkesë të dobishme.



Lajme të ngjashme