Turqia është e gatshme për të bërë atë që i takon në uljen e tensionimit mes Pakistanit dhe Indisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se beson që me përpjekjet diplomatike të Turqisë do të kapërcehet shumë shpejtë kjo vështirësi.

Turqia është e gatshme për të bërë atë që i takon në uljen e tensionimit mes Pakistanit dhe Indisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se Turqia është e gatshme të bëjë atë që i takon për uljen e tensionimit mes Pakistanit dhe Indisë.

Në fjalën e tij drejtuar popullit në Trabzon ai i bëri thirrje të dy vendeve për vetëpërmbajtje, ndërsa shtoi se “Përshkallëzimi i tensionimit nuk i sjell dobi askujt”.

“Ne bëmë të ditur se jemi të gatshëm për të bërë atë që na takon për të ulur tensionimin mes dy vendeve. Lirimi i pilotit nga ana e vëllezërve tanë pakistanez është për çdo lëvdatë. Përshkallëzimi i tensionimit nuk i solli dhe nuk do t’i sjell dobi askujt. Urojmë që ky hap të gjejë reciprocitet edhe në Indi. Besojë se me përpjekjen diplomatike të Turqisë brenda një kohe të shkurtë do të kapërcehet edhe kjo vështirësi”, bëri të ditur Erdogan.

 


Lajme të ngjashme