Çavusoglu konfirmon fillimin e negociatave me ShBA për sistemet “Patriot”

Në lidhje e dorëzimin e sistemeve S-400, ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu tha se ata do të dorëzohen në vjeshtë nga fundi i vitit.

Çavusoglu konfirmon fillimin e negociatave me ShBA për sistemet “Patriot”

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se kanë filluar bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për blerjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore “Patriot”.

Gjatë pjesëmarrjes në programin e një kanalit televiziv lokal në Eskisehir, ministri Çavusoglu tha se blerja e sistemeve Patriot nuk do të ndikojnë në blerjen e sistemeve S-400.

Shefi i diplomacisë turke vuri në dukje se negociatat në lidhje me S-400 kanë marrë fund dhe se është nënshkruar edhe kontrata, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Këto sisteme do të dorëzohen në vjeshtë nga fundi i vitit. Ne blemë sistemin S-400 pasi nuk mund t’i blinim sistemet Patriot. Deri më sot nga amerikanët nuk morëm përgjigje pozitive në letrat e dërguara në lidhje me blerjen e sistemeve Patriot. Së fundmi përgjigjja pozitive erdhi për një letër që u dërguam para afërsisht 2 vjetëve dhe ne filluam procesin e negociatave. Ne kemi nevojë për sistemet e mbrojtjes ajrore. Përreth kemi kërcënime serioze, jemi të kërcënuar nga raketat. Prandaj jemi të detyruar ta mbrojmë hapësirën ajrore të vendit tonë”.

Çavusoglu nënvizoi se për blerjen e sistemeve Patriot është e nevojshme që pazarllëqet dhe negociatat të bashkohen në një pikë.

“Nuk mund të thuash që ‘unë dua t’i shes, por dua t’i shes me kushtet e mia’. Si zëvendësim i këtij sistemi në treg ka edhe sisteme tjera. Edhe këtu Turqia kishte kushtet e saj. Nuk është e rëndësishme që kushtet të vendosen vetëm nga amerikanë. E dyta dhe më e rëndësishmja është që kjo duhet të miratohet nga Kongresi amerikan. Ata duhet ta garantojnë këtë. Deri më sot patëm vështirësi për të blerë edhe armët më të thjeshta nga Amerika. Për çështjen e sistemit Patriot, ne do të ulemi në tavolinën e negociatave edhe me Amerikën edhe me vendet tjera. Në qoftë se arrijmë në marrëveshje dhe janë në përputhje me interesat tona, atëherë i blejmë”, theksoi ministri Çavusoglu.

 


Lajme të ngjashme