Turqi - Vazhdon kthimi i refugjatëve sirianë

Në kuadër të “Programit të Kthimit Vullnetar” pas operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e ullirit” në Siri janë kthyer deri tani rreth 315 mijë sirianë të strehuar në Turqi.

Turqi - Vazhdon kthimi i refugjatëve sirianë

Disa nga sirianët e strehuar në Turqi për shkak të luftës civile në vendin e tyre, po kthehen në zonat e pastruara nga organizatat separatiste terroriste YPG/PKK dhe DAESH me operacionet e Forcave të Armatosura Turke (FAT) “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e ullirit”.

Shtatëdhjetë (70) sirianë, mes të cilëve edhe gra e fëmijë, të cilët deri tani kanë jetuar në provinca të ndryshme të Turqisë, pas kryerjes së procedurave në zyrën e Drejtorisë së Menaxhimit të Emigracionit në Qendrën e Pritjes “Öncüpınar” u dërguan në vendin e tyre në kuadër të programit për “Kthimin Vullnetar”.

Pas operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e ullirit” në Siri janë kthyer deri tani nëpërmjet “Programit të Kthimit Vullnetar” rreth 315 mijë sirianë.



Lajme të ngjashme