Ministri Albayrak tërheq vëmendjen në bashkëpunimin ekonomik Turqi-BE

Ministri Albayrak bëri deklarata të rëndësishme gjatë konferencës për shtyp të organizuar pas Mbledhjes së Dialogut Ekonomik BE-Turqi, ku mori pjesë edhe zëvendëskryetari i Komisionit Evropian, Jyrki Katainen.

Ministri Albayrak tërheq vëmendjen në bashkëpunimin ekonomik Turqi-BE

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak tërhoqi vëmendjen se bashkëpunimi ekonomik mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) shënoi rritje viteve të fundit.

Ministri Albayrak bëri deklarata të rëndësishme gjatë konferencës për shtyp të organizuar pas Mbledhjes së Dialogut Ekonomik BE-Turqi, ku mori pjesë edhe zëvendëskryetari i Komisionit Evropian, Jyrki Katainen.

“Ne realizuam mbledhjet e para shumë produktive, ku theksuam nevojën e dialogut ekonomik nën dritën e zhvillimeve negative që jetohen sot në klimën globale”, bëri të ditur ministri Albayrak.

Ai shtoi se gjatë mbledhjeve, në të cilat marrin pjesë përfaqësuesit e ndryshëm të botës së biznesit, posaçërisht drejtorët e institucioneve të larta si të Turqisë ashtu edhe të BE-së, kanë biseduar për tema shumë të rëndësishme.

Ministri i Financave gjithashtu bëri të ditur se vëllimi tregtar mes Turqisë dhe BE-së arritën në 165 miliardë dollarë dhe tha se mes palëve ka një bashkëpunim të ekuilibruar.

Edhe zëvendëskryetari i Komisionit Evropian, Jyrki Katainen tha se negociatat mes Turqisë dhe BE-së nuk kanë përfunduar, por vetëm janë ndalur.

Ai gjithashtu tha se dëshirojnë që me Turqinë të vazhdojnë marrëdhëniet normale, ndërsa shtoi se “Ne në Turqi shikojmë sikur të jetë një vend anëtare e BE-së, mund të themi se reformat ekonomike janë shpresëdhënëse”.

Katainen gjithashtu tha se është e nevojshme të forcohet edhe Unioni Doganor.



Lajme të ngjashme