Indeksi i besimit ekonomik në Turqi rritet me 1,2 për qind në shkurt 2018

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK/TurkStat) ka publikuar të dhënat e indeksit të besimit ekonomik për muajin shkurt 2018.

Indeksi i besimit ekonomik në Turqi rritet me 1,2 për qind në shkurt 2018

Sipas raportit të TurkStat-it, ky tregues i rëndësishëm i ekonomisë është rritur me 1,2 për qind në krahasim me muajin e mëparshëm duke arritur në 79,4 pikë përqindje, nga 78,5 që ishte në janar.

"Ky përmirësim ka ardhur si rezultat i rritjes së indekseve të besimit të konsumatorit, të sektorit real (industria e prodhimit) dhe atij të shërbimeve", thuhet në komunikatën e TurkStat-it.

Në muajin shkurt, indeksi i besimit të sektorit real ka arritur në 96,9 pikë përqindje dhe indeksi i besimit të sektorit të shërbimeve në 79,5 pikë përqindje.



Lajme të ngjashme