Kryekëshilltari i Trumpit vjen në Turqi

Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari kryesor i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump pas përfundimit të kontakteve në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe në Oman sot (e mërkurë) vjen për vizitë në Turqi.

Kryekëshilltari i Trumpit vjen në Turqi

Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari kryesor i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump pas përfundimit të kontakteve në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe në Oman në kuadër të një turneu në Lindje e Mesme, sot (e mërkurë) vjen për vizitë në Turqi.

Në këtë vizitë Kushner shoqërohet nga përfaqësuesi special i Trumpit për negociatat ndërkombëtare, Jason Greenblatt dhe përfaqësuesi special për Iranin, Brian Hook.

Në fokus të takimeve, që delegacioni amerikan do të ketë me autoritetet turke, do të jenë temat rajonale dhe ekonomike, përfshi edhe Sirinë dhe antiterrorizmin, si dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Pritet që Kushner të pritet të takim nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe nga ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak.



Lajme të ngjashme