Erdogan, thirrje liderëve evropianë që shkuan në Egjipt për të qenë të sinqertë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se vendet e Bashkimit Evropian, që heshtën ndaj ekzekutimeve në Egjipt, nuk janë të sinqerta.

Erdoan iu drejtua popullit në qytetin Giresun, ku theksoi se liderët evropianë sillen me hipokrizi ndërkohë që ndodhen në të njëjtin vend me Presidentin puçist të Egjiptit, Abdulfettah el-Sisi, i cili mirëpriti Samitin e Bashkimit Evropian dhe Ligës Arabe, që filloi ditën e shtunë dhe përfundoi ditën e hënë në Sharm el-Sheik.

“Bashkimi Evropian nuk është i sinqertë. Ashtu si mungesa e sinqeritetit ndaj nesh, e njëjta gjë ishte edhe ngjarja e djeshme. Të bëjnë ç’të bëjnë, ata do të përmenden gjatë gjithë historisë me këto që bëjnë” tha Erdoan.

“Në vendet e BE-së, që morën pjesë në ftesën e Sisit, që javën e kaluar ekzekutoi 9 të rinj, nuk mund të flitet për demokraci” tha kreu i shtetit turk.   

Udhëheqja e grushtshtetit të Egjiptit, javën e kaluar ekzekutoi 9 persona që akuzoheshin se kishin shkaktuar vdekjen e Prokurorit të Përgjithshëm, Hisham Berekat, i cili u vra në një sulm me bombë në vitin 2015.

Lajme të ngjashme