Çavusoglu: Raportet për shkeljet e të drejtave të njeriut të turqve ujgurë janë shqetësuese

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu iu drejtua me një fjalim pjesëmarrësve në mbledhjen e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë.

Çavusoglu: Raportet për shkeljet e të drejtave të njeriut të turqve ujgurë janë shqetësuese

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se raportet në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut të turqve ujgurë dhe grupeve tjera myslimane në Rajonin Autonom Ujgur në Sinxhan të Kinës janë shqetësuese.

Ministri Çavusoglu mbajti një fjalim në hapje të mbledhjes së 40-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në pjesën e mbledhjes të “nivelit të lartë” që filloi në zyrën e OKB-së në Gjenevë të Zvicrës.

Në fjalën e tij shefi i diplomacisë turke theksoi se Turqia edhe pse po lufton kundër kërcënimeve të terrorit me në krye organizatat terroriste FETO, PKK/PYD/YPG dhe DAESH, ajo gjithmonë i kushton rëndësi të drejtave të njeriut, ndërsa shtoi se mbrojtja e demokracisë dhe e të drejtave të njeriut janë gjithmonë agjenda të rëndësishme.

Ai preku në krizat humanitare që po jetohen në rajone të ndryshme, ndërsa vuri theksin në shkeljet e të drejtave të njeriut në Rajonin Autonom Ujgur në Sinxhan të Kinës.   

“Gjetjet e shkeljeve të drejtave të njeriut të turqve ujgurë dhe të grupeve tjera myslimane të pasqyruara në raportet e Këshillit të OKB-së për Eliminimin e Diskriminimit Racor dhe në disa raporte tjera janë shqetësuese”, deklaroi Çavusoglu.

“Ne njohim të drejtën e Kinës për luftë kundër terrorit, por jemi të mendimit që duhet bërë dallime mes terroristëve dhe njerëzve të pafajshëm”, bëri të ditur Çavusoglu ndërsa shtoi se nga autoritetet kineze presin të respektojnë të drejtat universale të njeriut të turqve ujgurë dhe grupeve tjera myslimane përfshirë edhe lirinë e besimit.

 


Lajme të ngjashme