Turizmi në Turqi – Xhamia Selimije

Ndërtuar me urdhër të Sulltan Selimit II në Edrene, kryeqytet i Perandorisë Otomane përpara ngadhënjimit të Stambollit, Xhamia Selimije është vepër e Mimar Sinanit, një prej arkitektëve dhe gjenive më të mëdhenj të historisë botërore.

selimiye.jpg
edirne selimiye cami.jpg
selimiye
selimiye .jpg
selimiyeicami.jpg
Xhamia Selimije
Xhamia Selimije

Ndërtuar me urdhër të Sulltan Selimit II në Edrene, kryeqytet i Perandorisë Otomane përpara ngadhënjimit të Stambollit, Xhamia Selimije është vepër e Mimar Sinanit, një prej arkitektëve dhe gjenive më të mëdhenj të historisë botërore.

Turizmi në Turqi – Xhamia Selimije

Xhamia Selimije (Selimiye Camii), një prej atyre historikeve më të rëndësishme në Turqi, është me kuptimin e plotë të fjalës një vepër mjeshtërore. Ajo renditet mes kryeveprave të historisë arkitekturore osmano-turke dhe botërore.

Ajo është ndërtuar gjatë shekullit të 16-të në Edrene, kryeqytet i Perandorisë Otomane përpara ngadhënjimit të Stambollit.Xhamia Selimije është vepër e Mimar (Arkitekt) Sinanit, një prej arkitektëve dhe gjenive më të mëdhenj të historisë botërore.

Ndërtuar me urdhër të Sulltan Selimit II, Xhamia dhe Kompleksi Selimije pranohen ndër veprat më madhështore si të periudhës së tyre ashtu edhe më pas, falë përsosmërisë teknike, përmasave dhe vlerave estetike të tyre.

Xhamia Selimije, e cila admirohet nga vizitorët me pamjen e saj të mrekullueshme, ka filluar të ndërtohet në vitin 1568 dhe kapërfunduar vetëm më 1575-n me punën e rreth 15.000 vetave. Pavarësisht se e tregon shkëlqimin e saj edhe nga shumë larg, njeriu ndihet me të vërtetë i magjepsur kur hyn në xhami.

Kubeja e Xhamisë Selijime përfaqëson një prej majave të mjeshtërisë profesionale të Arkitekt Sinanit. Edhe pse ka njëkupolë kaq të gjerë, nuk është lejuar që kolonat mbështetëse të saj të ndajnë interierin e xhamisë, e cila ka një hapësirë të brendshme ku mund të falen apo të kryejnë ritet fetare lehtësisht të paktën 6.000 persona. Ndërsa minaret, secila me nga 3 ballkone, janë ndërtuar në 4 qoshet e xhamisë dhe konsiderohen mes atyremë eleganteve të llojit të vetë në botë. Me një sukses arkitektonik mahnitës e që të lë gojëhapur, brenda këtyre minareve janë vendosur tre radhë shkallësh të ndryshme, të cilat nuk kryqëzohen me njëra-tjetrën.

Arkitekt Sinani, një gjeni që ka lënë vepra të papërsëritshme në historinë e arkitekturës botërore, e ka quajtur këtë xhami: “Vepra ime e mjeshtërisë!

Me motivet e saj të gurta, të mermerta, të drunjta, të sedefta dhe sidomos ato prej porcelani, me pikturat apo gdhendjet artizanale të detajuara në kube e qemerë, të cilat përbëjnë shembujt më të mirë të asaj kohe në zbukurimin e ambienteve të brendshme të një kulti fetar; por edhe me avllinë kolosale, bibliotekën dhe institucionet arsimore të saj, Xhamia Selimije mishëron kulmin e një disipline të artit.

Xhamia dhe Kompleksi Selimije, të cilat konsiderohen ndër shembujt më të mrekullueshëm të artit të arkitekturës dhe kryevepra të gjenisë krijuese të njeriut, janë përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2011.

Nëse shkoni në Edrene për të parë këtë xhami madhështore dhe udhëtimin tuaj e realizoni në korrik, atëherë ju mund të shikoni po ashtu Mundjet me Vaj të Kirkpinarit, një sport tradicional turk që vijon pa ndërprerje prej 600 vitesh.

Por nëse dëshironi të merrni pjesë në Festivalin e Kakavës, i cili organizohet nga romët banorë të qytetit të Edrenesë, ju duhet të zgjidhni muajin maj.

Gjithashtu ju këshillojmë që të mos largoheni nga Edreneja pa vizituar Muzeun e Shëndetësisë, Muzeun e Veprave Turko-Islame dhe Muzeun e Luftës Ballkanike; pa shijuar pjatën e famshme me mëlçi të tiganisura, si dhe pa blerë pastë bajamesh, sapun misku dhe djathë të bardhë.

Mirë u takofshim në destinacionin e radhës!

Shqipëroi: Hilmi Velagoshti - Gazetar në Departamentin e Transmetimeve të Jashtme, TRT, Ankara



Lajme të ngjashme