Ezani i parë në xhaminë më të madhe të Turqisë më 7 mars

Xhamia Çamllëxha (Çamlıca Camii) në Stamboll, e cila është një gërshetim i arkitekturave selxhukase, osmane dhe të asaj bashkëkohore, ka kapacitet 63.000 persona.

Ezani i parë në xhaminë më të madhe të Turqisë më 7 mars
Xhamia e më e madhe e Republikës së Turqisë në ndërtim filmohet nga ajri
Xhamia e më e madhe e Republikës së Turqisë në ndërtim filmohet nga ajri

Vazhdojnë me shpejtësi punimet për përfundimin e Xhamisë Çamllëxha (Çamlıca), që është xhamia më e madhe e periudhës së Republikës.  

 

Ezani i parë në Xhaminë Çamllëxha (Çamlıca Camii) në Stamboll, që është xhamia më e madhe në Turqi, gurthemeli i së cilës u hodh para 6 vitesh, do të këndohet më 7 mars, me rastin e Natës së Mirë të Regaipit.

Xhamia Çamllëxha në Stamboll, e cila është një gërshetim i arkitekturave selxhukase, osmane dhe të asaj bashkëkohore, ka kapacitet 63.000 persona.

Kryetari i shoqatës për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e xhamive dhe shërbimeve kulturore në Stamboll, Ergin Kylynk (Külünk), në prononcimin e tij tha se me namazin e mëngjesit të ditës së enjte 7 mars, në xhami do të fillojë të këndohet ezani dhe salatë.

Përveç xhamisë, në këtë kompleks bëjnë pjesë edhe muze, galeri artesh, librari, sallon konferencash, punëtori artesh dhe zonë parkimi. (AA)



Lajme të ngjashme