Erdogani në ceremoninë e hedhjes së themelit të projektit gjigand në Stamboll

Presidenti Erdoan mori pjesë në ceremoninë e hedhjes së themelit të Kantierit në Xhamikebir (Camikebir) në lagjen Bejollu (Beyoğlu) të Stambollit.

Erdogani në ceremoninë e hedhjes së themelit të projektit gjigand në Stamboll

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se muzeu i parë i gruas do të ndërtohet në Kantierin (Marinë) në Bririn e Artë (Haliç) në Stamboll.

Presidenti Erdoan mori pjesë në ceremoninë e hedhjes së themelit të Kantierit në Xhamikebir (Camikebir) në lagjen Bejollu (Beyoğlu) të Stambollit.

Në fjalimin e rastit të mbajtur në ceremoni, ai tha se po zhvillojnë një projekt historik për Stambollin dhe Haliçin dhe shtoi se projekti, jo vetëm që do të rrisë vlerën e markës së Stambollit, por do të kontribuojë pozitivisht edhe në të ardhurat e turizmit në Turqi.

Në kuadër të projektit, që zë vend në një sipërfaqe prej 238 mijë metra katrorë, do të jenë 2 porte me kapacitet qëndrimi të 70 jahteve dhe do të ndërtohen 3 hotele me 5 yje- tha Presidenti Erdoan dhe shtoi: “Këtu do të ndërtohen 3 muze shumë të rëndësishëm të Turqisë. Për herë të parë këtu do të ndërtojmë muzeun e gruas. Në këtë projekt do të punësohen 60 mijë vetë”.

Kreu i qeverisë turke bëri të ditur se në projekt do të ketë qendër kulture, ekspozitë, teatër, kinema, komplekse argëtuese dhe parking me kapacitet 5 mijë e 700 automjete.  

Ai tha se Haliçin e kanë bërë përsëri perlën e Stambollit dhe me projekte të tjera e kanë nxjerrë në një ligë më lart.

“Do të vejmë në jetë linjën hekurudhore Dekovil nga Kemerburgaz në Bregun e Detit të Zi. Shpresojmë që në periudhën në vijim, me rrugët, metrotë, parqet, oborret e qytetit, infrastrukturën, mbistrukturën dhe me komplekse të tilla të mrekullueshme të vazhdojmë të zbukurojmë Stambollin” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.



Lajme të ngjashme