Rritet me 80% numri i turistëve indianë në Turqi

Ambasadori i Indisë në Ankara, Sanjay Bhattacharyya bëri të ditur se numri i turistëve që erdhën nga vendi i tij vitin e kaluar, në krahasim me vitin 2017 u rrit me 80%.

Rritet me 80% numri i turistëve indianë në Turqi

Ambasadori i Indisë në Ankara, Sanjay Bhattacharyya bëri të ditur se numri i turistëve që erdhën nga vendi i tij vitin e kaluar, në krahasim me vitin 2017 u rrit me 80%.

Ai vizitoi Erzurimin, një nga qendrat më të rëndësishme të turizmit dimëror në Turqi dhe pa nga afër potencialin turistik. Bhattacharyya tha se bëri ski me shoqërimin e trajnuesve në Palandoken dhe u shpreh se mbeti i mahnitur nga Erzurumi.

Ai theksoi se Palandokeni zotëron pista shumë të bukura për ski dhe vijoi duke thënë: “Me të vërtetë që në Palandoken ka një atmosferë magjike të pabesueshme. Turistët indianë në përgjithësi shkojnë në Evropë ose Himalajë dhe bëjnë ski, por ky mund të jetë një destinacion i ri për turistët indianë pasi ka një natyrë shumë të bukur”.  

Ambasadori i Indisë në Ankara rikujtoi se Erzurumi është një qytet shumë i pasur edhe nga aspekti historik dhe shpjegoi se qyteti përmban brenda vetes kultura të ndryshme që nga Perandoria Romake.

Ai u shpreh se turistët indianë në përgjithësi preferojnë Stambollin, Kapadokyan dhe Antalyan dhe shtoi: “Erzurumi, liqeni Van, Kars mund t’iu ofrohet turistëve indianë me guida turistike dhe kjo do të tërheqë vëmendjen e tyre. Gjithashtu edhe Deti i Zi në këtë aspekt ka një potencial tejet të pasur” tha Ambasadori i Indisë në Ankara, Sanjay Bhattacharyya.

 

 


Lajme të ngjashme