Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Oktay: Do të godasim si vare terroristët që tentojnë të formojnë kërcënim për Turqinë

Ndihmëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, deklaroi të enjten se do të vazhdojnë të godasin si vare terroristët që tentojnë të formojnë kërcënim për vendin e tij.

Oktay: Do të godasim si vare terroristët që tentojnë të formojnë kërcënim për Turqinë

Fuat Oktay mori pjesë në përurimin e Zyrës së Kontaktit për Zgjedhjet në Çekerek të provincës Yozgat, ku pjesën kryesore të fjalës së rastit ia kushtoi luftës kundër terrorizmit.

“Si nipër të paraardhësve tanë heronj, ne po luftojmë me besim dhe këmbëngulje për të shkatërruar organizatat terroriste dhe vatrat djallëzore që fshihen pas tyre duke përdorur të gjitha kapacitet tona, dronët tanë të armatosur dhe të paarmatosur, tanket dhe artilerinë tonë të rëndë, e mbi të gjitha me imanin tonë të palëkundur”, tha ai.

Ne – vijoi Ndihmëspresidenti turk – kemi thënë që do t’i godasim dhe i kemi goditur terroristët pa marrë parasysh se nga vjen kërcimi, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë shtetit.

“Po i godasim dhe do të vazhdojmë t’i godasim si vare të gjithë terroristët që tentojnë të formojnë kërcënim për Turqinë, qofshin ata anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK, të organizatës terroriste gyleniste (FETO) apo të ndonjë grupi terrorist tjetër”, theksoi Oktay.



Lajme të ngjashme