Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Stamboll – Konferenca e 6-të Ministrore e Procesit të Budapestit, publikohet “Thirrja për veprim”

“Thirrja për Veprim”, i publikuar nga vendet pjesëmarrëse në Konferencën e 6-të Ministrore të Procesit të Budapestit dhe që përfshin periudhën 5-vjeçare, vë theksin në bashkëpunimin ndërkombëtar për çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e migracionit.

Stamboll – Konferenca e 6-të Ministrore e Procesit të Budapestit, publikohet “Thirrja për veprim”

“Thirrja për Veprim”, i publikuar nga vendet pjesëmarrëse në Konferencën e 6-të Ministrore të Procesit të Budapestit dhe që përfshin periudhën 5-vjeçare, vë theksin në bashkëpunimin ndërkombëtar për çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e migracionit dhe të drejtat e emigrantëve.

Turqia priti për dy ditë në Stamboll Konferencën e 6-të Ministrore të Procesit të Budapestit, ku u diskutuan çështje të rëndësishme si: menaxhimi i migracionit, të drejtat e emigrantëve dhe parandalimi i migracionit të parregullt. Në konferencë u publikua edhe “Thirrja për veprim” me 6 pika.

Raportohet se thirrja për veprim është një dokument plotësues i “Angazhimeve të Stambollit”- Partneriteti i Migracionit “Rruga e Mëndafshit”, e cila është një komunikatë politike që do të pranohet pas punimeve në konferencës.

Objektivat për migracionin thirrja i përmbledh në 6 pika dhe nënvizon rëndësinë që ka vazhdimi i bashkëpunimit në përputhje me të drejtat ndërkombëtare të njeriut me synimin për të parandaluar migracionin e parregullt dhe trafikun e qenieve njerëzore, për të luftuar me migracionin e parregullt, për të parandaluar rrjedhjet e jashtëligjshme financiare dhe për të zbatuar parimet e riatdhesimit.

Një prioritet tjetër i kësaj thirrjeje është edhe domosdoshmëria e rritjes së bashkëpunimit për migracionin mes vendeve të mbërritjes (destinacioni final), atyre transit dhe të origjinës, si dhe përshpejtimi i procesit duke respektuar gjatë procedurave të riatdhesimit të drejtat ndërkombëtare të njeriut dhe zgjidhjet që ofrojnë teknologjitë e informacionit dhe komunikimit.

Gjashtë objektivat kryesore të “Thirrjes për veprim” janë si vijon:

1. Parandalimi dhe lufta me migracionin e parregullt; lehtësimi i procedurave për kthimin dhe ripranimin e emigrantëve të parregullt; luftimi i rrjeteve kriminale të përfshira në trafikun e emigrantëve,

2. Rregullimi dhe përmirësimi edhe më tej i kushteve për migracionin dhe lëvizjen e rregullt,

3. Mbështetja e integrimit të emigrantëve dhe lufta me fenomenet e diskriminimit, racizmit dhe ksenofobisë,

4. Forcimi i efekteve pozitive të migracionit në zhvillim, si në vendin e origjinës, ashtu edhe në vendin e mbërritjes,

5. Parandalimi i trafikut të qenieve njerëzore dhe lufta ndaj trafikimit të qenieve njerëzore; trajtimi i shkaqeve kryesore të trafikimit dhe sigurimi i mbrojtjes dhe mbështetjes së mjaftueshme për personat e trafikuar,

6. Promovimi i respektimit të të drejtave të refugjatëve nëpërmjet mbrojtjes ndërkombëtare në përputhje me standardet ndërkombëtare.

 


Lajme të ngjashme