Një anije e flotës amerikane kalon ngushticat turke

Anija luftarake “USS Donald Cook” me numër 75 në bord kaloi ngushticën e Çanakalasë dhe vazhdoi lundrimin drejt detit Marmara.

Një anije e flotës amerikane kalon ngushticat turke

Një anije e flotës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka kaluar ngushticën e Çanakalasë.

Në bord anija me gjatësi 154 metra mban emrin “USS Donald Cook” dhe numrin 75. Anija luftarake erdhi nga Deti Egje dhe pas 1,5 orë lundrim ajo u shfaq para qytetit të Çanakalasë, kurse 3 orë më vonë mbërriti në qytezën bregdetare Lapseki.

Ngushticën e Dardaneleve anija amerikane e kaloi në shoqërimin e ekipeve të Rojës Bregdetare Turke. Pastaj kursin e lundrimit anija e vazhdoi në drejtim të detit Marmara.

Nuk ka ndonjë informacion mbi portin, ku do të shkojë kjo anije.



Lajme të ngjashme