Binali Yildirim i dorëzon postin e kryeparlamentarit deputetit të MHP-së, Celal Adan

Garues për postin e kryebashkiakut të Stambollit në zgjedhjet lokale të 31 marsit si kandidat i përbashkët i AK Partisë dhe MHP-së, Yildirim i dorëzoi deputetit Adan detyrën e kryeparlamentarit me një ceremoni të thjeshtë në Parlament.

Binali Yildirim i dorëzon postin e kryeparlamentarit deputetit të MHP-së, Celal Adan

Binali Yildirim, kandidat i Aleancës Popullore të formuar nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) për kryetar të Bashkisë Metropolitane të Stambollit, i ka dorëzuar detyrën e kryetarit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë deputetit të MHP-së nga zona elektorale e Stambollit, Celal Adan.

Garues për postin e kryebashkiakut të Stambollit në zgjedhjet lokale të 31 marsit si kandidat i përbashkët i AK Partisë dhe MHP-së, Yildirim i dorëzoi deputetit Adan detyrën e kryeparlamentarit me një ceremoni të thjeshtë në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë.

Adan do të mbajë postin e Kryetari të Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë dhe do të ushtrojë këtë detyrë deri në zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri më datë 24 shkurt.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Turqisë, zgjedhja e kryetarit të ri Kuvendit zhvillohet nëpërmjet votimit të fshehtë.

MHP-ja ka njoftuar më parë se do të mbështesë kandidatin e AK Partisë në pushtet.



Lajme të ngjashme