Ushtari turk bie dëshmor në Afrin

Në informacionin e dhënë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, gjatë aktiviteteve operacionale të zhvilluara në rajonin e “Degës së Ullirit” ra dëshmor një ushtar turk.

Ushtari turk bie dëshmor në Afrin

Një ushtar turk ra dëshmor gjatë operacioneve “Dega e Ullirit, që vazhdojnë në Siri.

Në informacionin e dhënë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, gjatë aktiviteteve operacionale të zhvilluara në rajonin e “Degës së Ullirit” ra dëshmor një ushtar turk.

“Dëshmorit tonë të shenjtë, që humbi jetën në këtë ngjarje që na mbyti me një dhimbje dhe trishtim të thellë i kërkojmë rahmet nga Allahu dhe familjes së dëshmorit, Forcave të Armatosura Turke dhe popullit tonë të madh i shprehim durim dhe ngushëllime” shkruhet në deklaratë.

Mësohet se dëshmori ishte tetari i këmbësorisë nga Erzurumi, Umut Onutepe. Ai u plagos në një konflikt të armatosur me terroristët në Afrin teksa ndryshohej pozicioni i dislokimit dhe ra dëshmor në Spitalin Shtetëror të Afrinit ku u çua për t’u kuruar.



Lajme të ngjashme