Erdogan: Kjo është epoka ku çdo qytetari në Turqi i janë garantuar të drejtat dhe liritë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në fjalimin e tij në qytetin perëndimor Edirne foli për liritë fetare, duke shtuar se vendi i tij në këtë aspekt ka qenë objektiv i kritikave dhe sulmeve të padrejta.

Erdogan theksoi se Turqia shpesh është sulmuar, edhe pse ata që e sulmonin, shumë mirë e dinin se në këtë vend në mënyrë të barabartë mbrojnë të drejtat fetare të turqve dhe gjithë popujve tjerë.

"Turqia së bashku me ne ka hyrë në epokën në të cilën çdo qytetari të këtij vendi i janë garantuar të drejtat dhe liritë, pavarësisht cilës fe apo sekti i përkasin. Nëse është me shami apo pa shami, si do që të vishet, ne as që kemi autoritetin e as të drejtën që të ndërhyjmë në këto çështje", ka thënë Erdogan.

Anadolu Agency (AA)

Lajme të ngjashme