Erdogan: Turqia duhet të ketë kontrollin e zonës së sigurt në Siri

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se zona e sigurt që do të krijohet në Siri, duhet të jetë në kontrollin e Turqisë.

Erdogan: Turqia duhet të ketë kontrollin e zonës së sigurt në Siri

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se zona e sigurt që do të krijohet në Siri, duhet të jetë në kontrollin e Turqisë.

Presidenti Erdoan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në avion gjatë kthimit nga Samiti treshë për Sirinë i zhvilluar në Soçi të Rusisë.

Ai tha se kontrolli i zonës së sigurt duhet të jetë i Turqisë dhe rikujtoi vizën e kuqe të Ankarasë në lidhje me këtë çështje: “Nëse kontrollin nuk e ka Turqia kjo do të thotë se siguria jonë mund të jetë çdo moment nën kërcënim. Nuk do të lejojmë që zona e sigurt të jetë një lloj mburoje për organizatën separatiste terroriste YPG/PKK. Në këtë çështje jemi shumë shumë të vendosur. Duam që kjo të dihet kështu”.

Erdoan ripërsëriti edhe një herë se lindja e lumit Eufrat duhet spastruar nga organizata terroriste. Ai rikujtoi memorandumin e Adanasë të nënshkruar me Sirinë në vitin 1998 dhe shtoi “Në shpirtin e memorandumit ka luftë kundër terrorit”.

Presidenti turk bëri të ditur se institucionet përkatëse janë duke punuar për këtë dhe shtoi: “Në luftën kundër terrorit do të bëjmë çtë jetë e mundur që ky memorandum të përdoret në avantazhin tonë. Ne i kemi marrë edhe masat. Tani dhe çdo moment jemi në gatishmëri. Jemi të gatshëm në tokë, ajër, kudo”.  

Duke iu referuar edhe çështjes se cilat do të jenë hapat e përbashkëta për të hequr shkeljet në Idlib, Presidenti turk ndezi dritën jeshile për operacion të përbashkët me Rusinë”.

“Sipas zhvillimeve çdo moment mund të realizojmë operacione të përbashkëta. Nuk ka pengesë për këtë. Masat e tanishme janë për paqen, lumturinë dhe mirëqenien e popullit të Idlibit” tha shefi i qeverisë turke.

Ai vlerësoi edhe blerjen e sistemeve S-400 nga Rusia dhe duke nënvizuar se “kjo punë ka marrë fund” nuk ka hap prapa, tha se punimet vazhdojnë sipas planifikimit të datës së dorëzimit, pra në muajin korrik.  

 

 


Lajme të ngjashme