Institucionet urëlidhëse të Turqisë – Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit (Pjesa 2.)

Themeluar më datë 6 prill 2010, YTB-ja ka si mision koordinimin e projekteve lidhur me qytetarët turq rezidentë jashtë shtetit, komunitetet e afrishme dhe studentët ndërkombëtarë me bursë që vazhdojnë arsimin e lartë apo pasuniversitar në Turqi.

Institucionet urëlidhëse të Turqisë – Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit (Pjesa 2.)

Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (Pjesa 2.)

Një prej qëllimeve kryesore të shteteve është mbrojtja e të drejtave dhe interesave të qytetarëve të tyre kudo në botë. Ky aktivitet i veçantë për vendet sovrane është një nga kapitujt primarë të politikës së jashtme, por njëherësh edhe një çështje e domosdoshme reputacioni.

Mbrojtja e përfitimeve dhe interesave të qytetarëve që kanë filluar të jetojnë jashtë shtetit duke nisur prej viteve 1960, numri i të cilëve është mbi 6 milionë sot, përbën gjithashtu një prej forcave dinamike të politikës së jashtme të Turqisë, aktiviteti dhe efikasiteti i të cilës janë rritur vazhdueshëm që nga vitet 2000 e këtej.

Themeluar në 2010-n, Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB) është ngarkuar me misionin e identifikimit dhe përcaktimit të politikave në këtë kuadër, si dhe koordinimit të aksioneve për implementimin e tyre.

Përveçse lehtëson punët dhe procedurat e lidhura me Turqinë të qytetarëve turq rezidentë kryesisht në shtetet e kontinentit evropian, Departamenti për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme, i cili mund të quhet edhe një institucion i diplomacisë/strategjisë për diasporën, ushtron gjithashtu aktivitete për t’i mbështetur ata në çështje si mbrojtja dhe zhvillimi i identiteteve të tyre kulturore, përfitimi i tyre nga shërbimet që ngrenë nivelin e arsimit dhe statusit, mbrojtja e përkatësisë atdhetare dhe vetëdijesimi i tyre kundër praktikave diskriminuese.

YTB-ja, e cila aktivitetet e saj në këto fusha i përqendron sidomos mbi të rinjtë me banim jashtë shtetit, synon t’u mundësojë qytetarëve turq shanse plotësisht të barabarta dhe pjesëmarrje aktive, të dobishme e të respektuar në vendet dhe shoqëritë në të cilat jetojnë.

Shqipëroi: Hilmi Velagoshti - Gazetar në Departamentin e Transmetimeve të Jashtme, TRT, Ankara



Lajme të ngjashme