Çavusoglu: Turqia do të spastrojë terroristët përtej kufirit, s’ka alternativë tjetër

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, deklaroi të premten se Turqia do të spastrojë terroristët që ndodhen në anën tjetër të kufijve të saj.

Çavusoglu: Turqia do të spastrojë terroristët përtej kufirit, s’ka alternativë tjetër

Duke folur gjatë një programi promotor në Antalia, shefi i diplomacisë turke u ndal mbi samitin trepalësh për Sirinë, i cili u mbajt të enjten në qytetin Soçi të Rusisë.

Ai theksoi se pala turke ka shpalosur në Soçi mendimet dhe qëndrimet e saj për vazhdimin e armëpushimit, për zgjidhjen politike, për komitetin kushtetues në Siri dhe gjithashtu për eliminimin e terroristëve në anën tjetër të kufirit.

“Terroristi është terrorist, s’ka dallim ndërmjet DAESH-it, PKK-së, YPG-së apo Al-Nusras. Siç i spastruam terroristët deri më sot në Afrin, në Mburojën e Eufratit, ne do t’i spastrojmë edhe këtej e tutje terroristët e YPG-së, PKK-së që ndodhen në anën tjetër të kufirit tonë. Kështu apo ashtu, ne do t’i spastrojmë ata. Nuk ka rrugë apo alternativë tjetër”, u shpreh ministri Çavusoglu.



Lajme të ngjashme