Akar: Në zonën e sigurt duhet të jetë vetëm Turqia

Në fjalën që mbajti një takim të ministrave të mbrojtës, organizuar në kuadër të Konferencës së Mynihut, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar tha se në zonën e sigurt (në Siri) duhet të jetë vetëm Turqia

Akar: Në zonën e sigurt duhet të jetë vetëm Turqia
münih güvenlik konferansı.jpg

Pas Samitit të Liderëve (Erdoan-Putin-Ruhani) që u mbajt të enjten në Soçi të Rusisë, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar udhëtoi drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut.

Akar mori pjesë në takimin e luftës kundër organizatës terroriste DAESH, organizuar në kuadër të konferencës. Pjesëmarrës të tjerë në këtë takim ishin edhe ministrat e mbrojtjes së ShBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Anglisë. Në fjalën që mbajti në këtë takim Hulusi Akar tha se Turqia po luftoj me të gjitha llojet e terrorizmit, dhe përpjekjen e saj në këtë drejtim ajo do ta vazhdojë edhe këtej e tutje.

Duke iu referuar operacioneve ajrore që forcat e koalicionit të vendosura në Turqi realizojnë në kuadër të luftës me organizatën terroriste DAESH, Akar tha se edhe kjo përbën një shembull të mirë të mbështetjes që jep Turqia në luftën (ndërkombëtare) kundër organizatës terroriste DAESH.

"Operacioni “Mburoja e Eufratit" është operacioni i parë dhe i vetëm që është realizuar nga toka nga një vend anëtar i NATO-s kundër organizatës terroriste DAESH. Forcat e Armatosura Turke janë ushtria e vetme që po lufton gjoks për (me) gjoks në luftën kundër organizatës terroriste DAESH”,- vijoi fjalën e tij ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar.

Akar tha se në operacionet “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” janë asgjësuar 21.000 objektiva dhe janë neutralizuar më shumë se 3 mijë pjesëtarë radikalë të organizatës terroriste DAESH.

Si pasojë e presionit të organizatës terroriste DAESH dhe organizatave të tjera terroriste 3,6 milionë njerëz, në mesin e të cilëve edhe fëmijë e gra, u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në Siri dhe të strehohen në Turqi, të cilën e panë si një vend të sigurt, u shpreh Akar, ndërsa theksoi se Turqia ka shpenzuar deri më sot rreth 35 miliardë dollarë për të sirianët që i ka pritur me krahëhapur.

“Organizata terroriste PYD/PKK nuk përfaqëson kurdët”

“Kurdët janë vëllezërit tanë. Synimi ynë i vetëm janë terroristët. Disa e cilësojnë PKK-në si kurdët. Kjo është një qasje jashtëzakonisht e gabuar. Pasi ashtu siç nuk përfaqësojnë myslimanët terroristët që janë pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH, ashtu edhe terroristët anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK nuk përfaqësojnë vëllezërit tanë kurdë, me të cilit ne jemi të lidhur si mishi me thuan. Nuk duhet harruar se PKK, PYD dhe YPG janë e njëjta gjë. Prandaj, nxjerrja e organizatës terroriste të YPG nga rajoni është çështja më e rëndësishme në aspektin e sigurisë së kufijve tanë dhe popullit tonë”,- tha ministri Akar.

Duke rikujtuar marrëveshjen e arritur gjatë bisedave telefonike mes Presidenti Rexhep Tajip Erdoan dhe Presidentit të ShBA-së, Donald Trump për të krijuar një zonë të sigurt në Siri, ministri Akar tha:

"Angazhimi vetëm i koalicionit për garantimin e sigurisë në zonën e sigurt që do të krijohet përgjatë vijës kufitare 440 km të gjatë në lindje të Eufratit nuk do të ishte e përshtatshme dhe e mjaftueshme. Zona e sigurt nuk është e rëndësishme vetëm për Turqinë, por edhe për refugjatët që janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre, në mënyrë që ata të kenë mundësi të kthehen të sigurt në atdheun e tyre”,- tha Akar.

Hulusi Akar e përsëriti edhe një herë që Turqia nuk do të lejojë kurrën e kurrës krijimin e një korridori terrorist përgjatë kufirit të saj jugor.

Kurse në lidhje me pretendimet se Turqia është duke u larguar nga Perëndimi, ministri Akar tha: "Turqia nuk është larguar nga Perëndimi, vazhdon ti përmbushë pa asnjë mangësi të gjitha përgjegjësitë që i takojnë asaj, veçanërisht përgjegjësitë në kuadër të NATO-s".

"Vakumi që do të krijohet pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) nga Siria nuk duhet të kthehet një zonë e sigurt për terroristët",- nënvizoi gjithashtu Akar.

 


Lajme të ngjashme