Turqia dënoi ashpër sulmin e neveritshëm kamikaz në Iran

Në komunikatën me shkrim të MPJ të Turqisë dënohet ashpër sulmi terrorist ndaj Gardës Revolucionare që ndodhi në provincën Sistan-Beluçistan të Iranit.

Turqia dënoi ashpër sulmin e neveritshëm kamikaz në Iran

Turqia dënoi ashpër sulmin kamikaz të ndërmarrë ndaj një autobusi që transportonte ushtarët e Gardës Revolucionare në Iran.

Në komunikatë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se është pritur me trishtim lajmi humbjen e jetëve të shumë personave dhe plagosjen e një numri të madh të tjerëve në sulmin që synonte një autobus që transportonte ushtarët e Gardës Revolucionare në Iran.

“Dënojmë me forcë këtë sulm të tmerrshëm terrorist. Kërkojmë mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve. Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta popullit dhe qeverisë së Iranit”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Në sulmin e djeshëm terrorist të ndërmarrë ndaj një autobusi që transportonte rojet kufitare të Gardës Revolucionare në provincën Sistan-Baluçistan të Iranit, kanë humbur jetën 27 dhe janë plagosur 13 ushtarë.

Bëhet e ditur se përgjegjësinë për sulmin në fjalë e mori organizata “Xhejshul Adl”.



Lajme të ngjashme