Industria turke e mbrojtjes zbarkon me 23 kompani në panairin IDEX

Panairi dhe Konferenca e 14-të Ndërkombëtare e Industrisë së Mbrojtjes IDEX 2019 do të mbahet më 17-21 shkurt në Abu-Dabi.

1145457
Industria turke e mbrojtjes zbarkon me 23 kompani në panairin IDEX

Turqia do të marrë pjesë me 23 kompani të udhëhequra nga Departamenti i Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë në Panairin dhe Konferencën e 14-të Ndërkombëtare të Industrisë së Mbrojtjes IDEX, që do të organizohet mes datave 17-21 shkurt në kryeqytetin Abu-Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sipas komunikatës së bërë nga Departamenti i Industrisë së Mbrojtjes, në panairin IDEX marrin pjesë përfaqësuesit e industrisë së mbrojtjes-sigurisë dhe delegacionet zyrtare të vendeve të ndryshme.

Në vitin 2017 në panairin IDEX, që organizohet njëherë në dy vite dhe që është njëri prej panaireve më të rëndësishme në botë të industrisë së mbrojtjes, morën pjesë 1 mijë e 235 kompani ndërkombëtare dhe mbi 100 mijë pjesëmarrës.

Turqia në panairin IDEX 2019 do të marrë pjesë me 23 kompani të udhëhequra nga Departamenti i Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë.

Pjesëmarrësve në panair me në krye atyre nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia, do t’ju prezantohen prodhimet dhe shërbimet e kompanive turke të industrisë së mbrojtjes.

Gjatë panairit do të bëhen edhe prezantimet e platformave të makinave të blinduara, mjeteve tokësore dhe ajrore të telekomanduara, sistemeve detare, të armatimit dhe elektronike, municionit, simulatorëve, prodhimeve ushtarake të tekstilit, prodhimet e logjistikës etj. të prodhuara nga kompanitë turke të industrisë së mbrojtjes.

Planifikohet që në kuadër të panairit delegacioni zyrtar turk të zhvillojë takime me delegacionet e vendeve tjera pjesëmarrëse.

Në panairin IDEX 2019 nga Turqia marrin pjesë kompanitë, “Aktif Savunma”, “ARES”, “ASELSAN”, “ASFAT A.S”, “CES Ileri Kompozit”, “DESAN”, “ELEKTROLAND”, “FNSS”, “Garanti Giyim”, “Global Defense”, “Gul Otomotiv”, “HAVELSAN”, “MKEK”, “Nicomatic”, “Otokar”, “REPKON”, “ROKETSAN”, “STM”, “T Kalip”, “Transvaro”, “Unifo Gida”, “Yakupoglu” dhe kompania “Yonca Onuk”.



Lajme të ngjashme