Eren: Turqia, shembulli më i mirë në botë për refugjatët sirianë

Në fjalën që mbajti në një aktivitet organizuar në OKB Kreu i Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve të Afrishme (YTB), Abdullah Eren tha se Turqia ka dhënë shembullin më të mirë në botë lidhur me pranimin e refugjatëve sirianë.

Eren: Turqia, shembulli më i mirë në botë për refugjatët sirianë

Eren mori pjesë në një aktivitet organizuar në Selinë e Kombeve të Bashkuara (OKB,) ku ai i informoi të pranishmit për krizën siriane dhe politikat sociale dhe arsimore të Turqisë në drejtim të formimin të të rinjve sirianë, që kanë statusin e mbrojtjes së përkohshme (në Turqi).

“Lufta në Siri, e cila ka hyrë sivjet në vitin e 8-të, ka shkaktuar shpërnguljen më të madhe të popullsisë në botë. Për momentin, 5,7 milionë sirianë, nga të cilët më shumë se 2,5 milionë janë fëmijë, janë kthyer në refugjatë në vendet: Egjipt, Irak, Jordani, Liban dhe Turqi, kurse kjo e fundit është përballur direkt me problemet dhe efektet e krizës siriane”,- tha Abdullah Eren.

Sirianët e ikur nga lufta erdhën në Turqi, ku ata u vendosën e u sistemuan nga autoritetet turke dhe nga punonjësit e agjencive humanitare në qendrat e mbrojtjes së përkohshme,- shtoi ai.

''Turqia po pret më shumë se katër milionë sirianë nën statusin e mbrojtjes së përkohshme'',- nënvizoi Eren.

Ndërsa në vitin 2011 numri i sirianëve që qëndronin në kampe ishte 10 për qind, vlen të përmendet se sot ky raport ka rënë në 5 për qind dhe se refugjatët sirianë janë integruar në jetën shoqërore duke punuar dhe ndjekur shkollën, tha ai.

''Krizës, me të cilën u përball në kufirin e saj (jugor), Turqia iu përgjigj duke ndjekur ‘politikën e dyerve të hapura’, politikë e cila bëri të mundur që me miliona njerëz të mbijetojnë dhe të vazhdojnë një jetë të shëndetshme. Qëllimi ynë gjithmonë ka qenë për të mos lënë prapa askënd, duke përfshirë të moshuarit, të rinjtë, njerëzit me aftësi të kufizuara, gratë e fëmijët”,- tha Kreu i Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve të Afrishme (YTB), Abdullah Eren.

"Turqia ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, ndërsa i dha botës edhe shembullin e praktikës më të mirë në drejtim të pranimit dhe zhvillimit shoqëror të popullsisë siriane që jeton në Turqi”, e vijoi fjalën e tij Eren.

Ne u kemi dhënë bursa edhe studentëve sirianë,- tha Eren, duke shtuar se mundësia për të përfituar nga bursat turke (të studimit) u është dhënë edhe 17 mijë studentëve të tjerë nga më shumë se 160 vende të botës si: Afganistan, Irak e Jemen.



Lajme të ngjashme